Albanian
Lullabies

Shqiptare Ninull

Këngët e djepit, ninullat shprehin dashurinë dhe dëshirat e prindërve për fëmijët e tyre. Ato në përgjithësi janë këngë të shkurtëra, me te cilat nëna vë në gjumë fëmijën. Këto këngë, me gjithë se i gjejmë si variante mjaft te përhapura, shpesh janë improvizime qe nëna i bën aty për aty si muzika rep, xhaz, tallava etj. Zakonisht këto këngë fillojnë me fjalët: “nani-nani djalin ose vajzën” ose “nina-nana” Në disa këngë djepi, sidomos në ato të jugut, gjejmë dhe fjalë te pashpjegueshme ose emra njerëzish të cilët dallohen për ndonjë karakteristikë të veçantë për këtë ose atë gjë. Ninullat janë monologë intimë poetikë, ku prindërit shprehin dëshirat e tyre për fëmijët qe janë te lidhura me urtësinë, dashurinë, trimërinë, shëndetin, jetën e gjatë etj. Mjetet artistike, figurat letrare që përdoren zakonisht janë krahasimi dhe personifikimi. Ninullat janë më tepër lirike. Nëna e krahason vajzën me gonxhen e trëndafilit, me lulen e shegës, me mollën kurse djalin me pëllumbin, yllin. Shumë i bukur është personifikimi i gjumit të cilin nëna e paraqet si pëllumb që vjen dhe e merr fëmijën ne krahët e tij.
Arbër vlla-e,
Arbër vlla-e
A po flen,
A po flen?
Kumbona ka ra-e,
Kumbona ka ra-e
Ding dang dong
Ding dang dong.

***

Brother Arber
Brother Arber
Are you asleep?
Are you asleep?
Morning bells are ringing
Morning bells are ringing
Ding dang dong
Ding dang dong!
Tregon gjyshja nga herë
Na ishte se na ishte
Na ish një herë një djalë
Si veten shokët kishte.

Dhe unë duke dëgjuar
Shikoj me sytë e mi,
Një trim duke luftuar
Për fatet e lirise.

Refreni:
I ëmbël zëri gjyshes
Kur ngjarjen më tregon
E lehtë dorë e saja
Mbi krye më ledhaton.
(4x)

Tregon gjyshja nga herë
Na ishte se na ishte
Na ish një herë një djalë
Si veten shokët kishte.

Dhe unë duke dëgjuar
Shikoj me sytë e mi,
Një trim duke luftuar
Për fatet e lirise.

***

Grandma tells us of the time
There was once,
Before us, a boy
Who like myself had friends.

And listening,
I saw with my eyes,
A brave struggle
For the fate of freedom.

(Chorus)
The sweet voice of grandma,
When she tells me the story
Her gentle hand
Caresses my head.
(Repeat 4 Times)

Grandma tells us of the time
There was once,
Before us, a boy
Who like myself had friends.

And listening,
I saw with my eyes,
A brave struggle
For the fate of freedom.